Sport
“Të kallëzoj pas emisionit” – Si nisi përplasja mes Statovcit dhe Zekës që përfundoi me përleshje jashtë saj
Demokracia
12:15 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Trepçës ’89 dhe analisti Faruk Statovci janë përplasur ashpër pas debatit televiziv rreth çështjes së licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Demokracia.com.

Lajmin se ka pasur përplasje edhe pas emisionit e konfirmoi edhe moderatori i emisionit në Kanal10, Lorik Gashi.

“Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjëve Zeka dhe Statovci”, shkroi Gashi në Facebook.

E përplasjes pas emisionit i parapriu një debat i ashpër e me tone të larta nga dy protagonistët.

“Kush je ti mos me t’u drejtu? Pse po rren?”, “Kurrë mos m’u drejto mua. Jam shumë më i madh se ti unë. Në të gjitha aspektet”, “Tash mas emisionit të kallëzoj unë ty kush është më i madh e ma i vogël”, “Qysh i drejtohesh njeriut familjar me fjalën po rren? Qysh i drejtohesh njeriut po rren?”, “Qitash kryhet emisioni e shohim” – ishin disa nga fjalët e Statovcit dhe Zekës.

Mëposhtë mund t’i shihni pamjet e përplasjes gjatë debatit./Demokracia.com/

Të ngjashme