Lajme
Të hyrat e Doganës gjatë janarit shënuan rritje 9 përqind
Demokracia
14:54 | 02 Shkurt 2021

Share:

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë janarit të hyrat kanë arritur  80 milionë euro.

Sipas njoftimit të doganës është rritur performanca e të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 me mbi 9 përqind, shkruan Demokracia.com

“Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo  9.3% më shumë”, thuhet në njoftimin e doganës.

Sipas doganës kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Njoftimi i Doganës së Kosovës pa ndërhyrje:

Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milion euro

Prishtinë 2 shkurt 2021, Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 me mbi 9%.

Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo  9.3% më shumë.

Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare./Demokracia.com

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4330223033676421&id=307980995900665

Të ngjashme