Sport
Të hënën tubohen grupmoshat U20 dhe U18 të Kosovës
Demokracia
15:20 | 25 Shtator 2022

Share:

Të hënën hendbollistët e rinjë të Përfaqësueses së Kosovës nisin grumbullimin në prag të paraqitjes në IHF Trophy për zonën e Evropës.

Trajneri i Kosovës U20, Arben Muqolli, dhe ai i grupmoshës U18, Verim Zherka, kanë shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogaritin për kampionatin që mbahet prej 10 deri më 16 tetor në Prishtinë.

IHF Trophy për Evropë mbahet si për grupmoshën U20 ashtu edhe për grupmoshën U18. Për të dy grupmoshat ekziston mundësia e kualifikimit në Botëror.

Muqolli dhe Zherka me ndihmësit e tyre do të shfrytëzojnë grumbullimet për përgatitje sa më të mirë të lojtarëve për ngjarjen e rëndësishme.

Grumbullimi bëhet në Gjakovë prej orës 11:30. Menjëherë prej orës 12:00, lojtarët e Përfaqësueses U18 i nënshtrohen testimit përzgjedhës.

Përzgjedhja do të bëhet pas disa seancave stërvitore.

Kryesisht janë ftuar lojtarë që ishin në Evropianët e këtyre dy grupmoshave, mbajtur në verë./Demokracia.com/

Të ngjashme