Sport
Të hënën dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosova – Burkina Faso, ky do të jetë çmimi
Demokracia
16:15 | 18 Mars 2022

Share:

Me 24 mars Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet në aksion me një ndeshje miqësore e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të ndeshen me Burkina Fason, sfidë kjo që i paraprinë miqësores tjetër që luhet me 29 mars ku ndeshën Zvicra e Kosova.

Demokracia.com, mëson se biletat në treg do të dalin në fillim të javës, të hënën, ndërsa çmimi i tyre nuk do të ndryshojë shumë nga ato që ishin në të kaluarën, 15, 10 dhe 5 euro.

Të kujtojmë se me masat e reja në stadium lejohen tifozët me kapacitet të plotë, gjë kjo që i ka munguar Dardanëve tash e dy vjet. /Demokracia.com

Të ngjashme