Lajme
“Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë”, Bedri Hamza flet pas takimit me ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Demokracia
15:30 | 12 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka qenë në vizitë në Hagë dhe ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Hysni Gucatin.

Hamza ka thënë se kjo ka qenë një prej vizitave më emocionuese në jetën e tij.

“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin. Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!
Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Ai ka thënë se luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë.

“Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë.”, ka shkruar Hamza./ Demokracia.com/

Të ngjashme