Qytetarët, opozita, bizneset, shoqëria civile, Avokati i Popullit dhe Presidenca janë pozicionuar kundër vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ky vendim, i cili po konsiderohet i dëmshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit, po kërkohet të pezullohet për një kohë të caktuar. Megjithatë, Qeveria në detyrë e Kosovës dhe ZRrE-ja nuk duan të dëgjojnë për ankesat ligjore dhe shqetësimet e qytetarëve e bizneseve.
Partia Demokratike e Kosovës sot do të fillojë betejën ligjore për të kontestuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, se kundërshtimi i këtij vendimi do të bëhet duke bërë kundërshtimin administrativ të vendimit të ZRrE-së.
Sipas tij, PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e këtij vendimi.
“PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim. Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Tregu i lirë i energjisë, PDK-së sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së
Kurse, dje Institucioni i Avokatit të Popullit ka dal me opinion për rritjen e çmimit të rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Në njoftim, thuhet se rritja e çmimit të rrymës, ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Sipas komunikatës, situata mund të marrë përmasa shqetësuese, dhe si rezultat, ka kërkuar pezullimin e vendimit.
“Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe konkrete për të përmbushur detyrimet ligjore ndaj qytetarëve, situata mund të marrë përmasa shqetësuese . Më tej Avokati Popullit thekson se nevojitet një reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisë dhe autoriteteve të përfshira, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe zgjidhje të qëndrueshme, Avokati i Popullit ka kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimeve përkatëse deri në përfundimin e hetimeve dhe shqyrtimin e të gjitha aspekteve ligjore, sociale dhe ekonomike që lidhen me këtë çështje”, thuhet në komunikatë.
Avokati i Popullit ka kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimeve përkatëse deri në përfundimin e hetimeve dhe shqyrtimin e të gjitha aspekteve ligjore, sociale dhe ekonomike që lidhen me këtë çështje.
“Edhe përmes këtij opinioni Avokati i Popullit e ri përsëritë qëndrimin se është e nevojshme që nga ZRRE të pezullohet zbatimi i vendimit V_2697_2025, Vendimit V_2702_2025, nr.prot. 252/2025, i datës 29 prill 2025, vendimit V_2698_2025, dhe vendimit V_2703_2025, nr.prot. 253/2025, i datës 29 prill 2025. Në fund Avokati i Popullit thekson se është obligim i secilit institucion në Republikën e Kosovës, që të angazhohen në drejtim të ofrimit të shërbimeve në të mirë dhe dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe dispozitat ligjore në fuqi”, është thënë në komunikatë.
Kurse, dje biznese të shumta të Kosovës kanë protestuar kundër liberalizimit të tregut të energjisë, i cili do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Këto kompani për dy orë kanë bllokuar hyrjet e Prishtinë, duke kërkuar nga Qeveria dhe ZRrE-ja shtyrjen e këtij vendimi.
Pavarësisht protestave e kundërshtimeve, ZRrE-ja ka refuzuar kërkesën për shtyrjen e vendimit.
Në anën tjetër, kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka paralajmëruar bizneset se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve.