Nëna e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos, fitoi simpatinë e madhe të tifozëve të Sporting Lisbonës, pasi në fotografinë e përbashkët për Krishtlindje ishte një dhuratë afër bredhit me logon e klubit portugez e vendosur nga vetë ajo.
Dolores Aveiro, nëna e Ronaldos nuk e fshehu në disa intervista se do të dëshironte që djali i saj të kthehej një ditë në klubin që e nxori në skenën botërore para se të largohej për në Manchester United, përcjell Demokracia.com.
Nëna e Ronaldos shpesh lë në rrjetet sociale foto nga ndeshjet e klubit të saj të preferuar portugez, e në një rast ka zbuluar edhe këtë:
“I thashë Cristiano, bir, para se të vdes, dua të të shoh sërish me fanellën e Sportingut”, tha ajo në një intervistë.
Meqë ra fjala, fotografia që tregon logon e Sportingut afër bredhit është pëlqyer nga afro 15 milionë tifozë portugez. /Demokracia.com/