Barazia
Të gjithë e njihni milionerin Nusr-et, por nuk do ta besoni në çfarë kushte jeton nëna e tij
Demokracia
09:37 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Të gjithë e njohin Nusr-et, pronarin e njohur të restoranteve që shërbejnë kryesisht mish. Së fundi, milioneri është kritikuar shumë pasi ka shpërndarë një video të ritakimit me nënë e tij.

Nusret Gokçe, 38 vjeçari që posedon një pasuri mjaft të madhe, njihet edhe si Salt Bae. Megjithatë, në videon e publikuar nga vet ai, shihet se nëna nuk i jeton në kushte edhe aq të mira, transmeton Demokracia.com.

Shtëpija e prindërve të tij, në videon e publikuar shihet se është shumë e thjeshtë, derisa milioneri është kritikuar edhe për arsyet se pse nuk e ka takuar nënën e tij për dy vite.
“Takova nënën time pas dy vitesh”, thuhet në videon e publikuar në Instagram nga vet ai.

Nusr-et, i cili u bë i njohur pak vite më parë falë një video duke hedhur kripë mbi mish, tani është pronar i 15 restauranteve në qytete të ndryshme të botës, duke përfshirë këtu Dubai, Miami, dhe Londër, transmeton Demokracia.com.

Shumë persona të njohur kanë vizituar restaurantet e tij, duke përfshirë këtu Conor McGregor, David Beckham dhe Leonardo DiCaprio.

Mish i mbuluar me ari, i cili tashmë është bërë specialitet nëpër shumë vende, kushton më së paku 1 mijë e 400 dollarë tek restauranti i Nusr-et./Demokracia.com/

Të ngjashme
Barazia • 18 Janar 2022