Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 09.02.2022, ka diskutuar për ndeshjet e 1/8-të së finales së Kupës së Kosovës për edicionin 2021/2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
VENDIMET:
1.Regjistrohen ndeshjet me rezultatet e arritur në fushë me përjashtim të ndeshjes Onix-KEK-u, e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KEK-ut.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore
ndaj: ndihmëstrajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri, me nr ID 000624M83. Motivi: Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica.
ndaj: kryetrajnerit të FC ”Drenica”, Tahir Lushtaku me nr ID.010175M70. Motivi: Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica.
ndaj: kryetrajnerit të FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80-të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini.
ndaj: Lojtarit të FC ”Onix”, Visar Haxhijaj me nr.12 dhe nr ID.000765M89. Motivi: Në minutën e 114-të prekje me dorë jashtë vijës së 16-shit si lojtar i fundit, ku edhe është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Onix – KEK-u.
ndaj: KF Onix: Motivi: aktivizimi i lojtarit me nr 31 Enis Gigollaj me nr ID 024396M97 në minutën e 114-të edhe pse i njëjti nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Onix – KEK-u.
ndaj: Lojtarit të FC ”Phoenix ” me nr fanelle 31, Enis Gegollaj dhe nr ID.024396M97. Motivi: në minutën e 114-të aktivizohet në lojë edhe pse nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Onix – KEK-u.
ndaj: Lojtarit të FC ”Dukagjini”, Stefan Nikolic, me nr fanelle 9 dhe nr ID.028260M90. Motivi: Në minutën e 80-të proteston ashpër në mënyrë jo sportive dhe përdor fjalë fyese për çka ndëshkohet me kartonin e verdhë, ndërsa vazhdon me sharje të rënda ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit./Demokracia.com/