Sport
“Të gatshëm për Veri” – Tifozët e Vëllaznimit e djegin flamurin serb në ndeshjen kundër Trepçës
Demokracia
20:10 | 23 Tetor 2022

Share:

Tifogrupi i Vëllaznimit të Gjakovës “Kuqezinjtë e Jakovës” e kanë djegur flamurin serb para ndeshjes kampionale kundër Trepçës, duke e shfaqur edhe një mesazh për Mitrovicën.

Grupi i tifozëve nga Gjakova kanë shfaqur mesazhin: “Të gatshëm për Veri, Mitrovica është Shqipëri”, shkruan Demokracia.com.

Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, shihet flamuri serb i përdhosur pasi u dogj.

Vëllaznimi në fund triumfoi 75:72 kundër Trepçës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë./Demokracia.com/

Të ngjashme