Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të furnizojë Ukrainën me raketa kundër anijeve për të fundosur anijet luftarake ruse dhe të lehtësojë presionin mbi vendet bregdetare që ato po bombardojnë nga deti, raporton Sunday Times.
Gazeta e përshkroi planin si pjesë e një “ndërrimi të ingranazheve” në përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës, transmeton Demokracia.com.
Sipas raportimeve, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u tha ministrave se ai do ta furnizojë Ukrainën me armë për të parandaluar përparimin e forcave ruse në qytetin port jugor të Odesës.
Kujtojmë se qyteti-port u godit mëngjesin e sotëm nga raketat ruse./Demokracia.com/