ShowBiz
Të famshmit në mbështetje të Britney Spears
Demokracia
13:28 | 09 Shkurt 2021

Share:

Pas lansimit të dokumentarit për Britney, shumë kolegë të saj kanë dalur në mbështetje të këngëtares

Shumë të famshëm kanë folur në mbështetje të Britney Spears, pas premierës së një dokumentari të New York Times i cili ka trajtuar çështjen e mbikqyrjes të këngëtarës dhe lëvizjes #FreeBritney.

Filmi, i titulluar Framing Britney Spears, ndjek ngritjen e këngëtares në karrierë, betejat e saj me shëndetin mendor dhe shtrimin në spital, betejën e saj të famshme të mbikqyrjes nga babai i saj, i cili kontrollon karrierën dhe financat e saj prej më shumë se një dekade, transmeton Demokracia.com

Gjatë performancës së saj në Super Bowl, Miley Cyrus bërtiti “Ne e duam Britney-n” gjatë interpretimit të saj të “Party in the USA”

Hayley Williams nga Paramore tha për dokun në Twitter: “Asnjë artist sot nuk do të duhej të duronte torturat e drejtpërdrejta që mediat dhe shoqëria i shkaktuan asaj.

Biseda për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, sidomos në askpektin e pop kulturës, nuk mund të ishin kurrë aty ku janë pa çmimin e tmerrshëm që ajo ka paguar”.

Në një koment në Instagram, Khloe Kardashian tha se ajo ishte “duke u lutur për mbretëreshën Britney”, duke shtuar se dokumentari është “shumë i trishtuar”.

Sarah Jessica Parker gjithashtu tregoi mbështetjen e saj për këngëtaren, duke postuar në Twitter: “#FreeBritney”.

Ylli i Drag Race RuPaul, Tatianna, tha: “Në përshtatje Britney rikonfirmoi urrejtjen time për Jamie Spears, mospëlqimin tim për Justin Timberlake, zhgënjimin tim në Diane Sawyer dhe dashurinë time për Britney”./Demokracia.com

Të ngjashme