Lajme
Të famshmit grekë vizitojnë ‘hotelin më të keq’ në Kosovë
Demokracia
09:55 | 21 Mars 2023

Share:

Tre figura të njohura të internetit në Greqi, të njohur si influencerë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme dhe realizojnë video për Youtube, së fundmi kanë vizituar Kosovën.

Në videon e postuar së fundmi në Youtube nga njëri prej tyre, Konilo, ka treguar se kanë vizituar hotelin më të keq në Kosovë dhe se çfarë kanë parë brenda tij.

Në videon e tyre ata tregojnë se në dhomën e tyre gjetën mbeturina, gjëra të përdorura, myk dhe lagështi në mure, merimanga, madje edhe insekte të ngordhura, të cilat askush nuk i kishte pastruar.

Tre grekët, të njohur me emrat e internetit: KarpouziFetaGaming, Anna Maria Vellis dhe Konilo, kishin vizituar gjatë udhëtimit të tyre edhe hotelet më të këqija në Shqipëri dhe Bullgari.

Të ngjashme