Lajme
Të evakuuarit e Mariupolit: Qëndruam në bodrum për 10 ditë
Demokracia
16:27 | 19 Mars 2022

Share:

Të evakuuarit nga qyteti port jugor, Mariupoli kanë folur për shkatërrimin e shkaktuar në qytetin e tyre pas bombardimeve të rënda ruse.

“Nuk ka Mariupol,” tha Lyudmyla, një mësuese angleze 54-vjeçare, për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha se kanë qëndruar 10 ditë në bodrum.

“Kemi ndenjur 10 ditë në bodrum dhe nuk kemi dalë asnjë herë, as ujë, as rrymë nuk kemi pasur”.

Lyudmyla thotë se i mungojnë vërtet fëmijët që i mësonte.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë të bëj tani”, u shpreh tutje ajo,

Edhe  Sergiy, 44 vjeçar tha se qëndruar në bodrum dhe tregoi se kishte parë njerëz teksa vdisnin në rrugë.

“Kishte shumë njerëz që vdisnin në rrugë, trupa të pajetë ishin shtrirë aty”, tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025