Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt).
Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00, njofton shtëpia e futbollit kosovar, përcjell Demokracia.com.
Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra.
Kujtojmë se fitues i Kupës edicionin e fundit ishte Llapi e cila sot luan ndaj Ferizajt në 1/8 e finales.
Gjilani, Onixi, Ulpiana, Ramiz Sadiku, Drita, Ballkani e Prishtina janë shtatë skuadrat e para që janë kualifikuar në çerekfinale. /Demokracia.com/