Sport
Të enjten mësohen rivalët e çerekfinales së Kupës së Kosovës
Demokracia
16:31 | 12 Shkurt 2021

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës të enjten do të bëjë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Prishtina, Drita, Feronikeli, Trepça ’89, Drenica, Istogu, A&N e Dukagjini janë skuadrat që kanë siguruar këtë fazë të Kupës dhe më 18 shkurt në orën 12:00 do t’i mesojnë kundërshtarët e çerekfinales.

Shorti do të hidhet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve. /Demokracia.com

Të ngjashme