Politikani serb nga Leposaviqi, Aleksandar Jabllanoviq, ka njoftuar për një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për çka tha se ky i fundit i ka fundit i ka përçuar mesazhin se “të drejtat e serbëve të Kosovës janë top prioritet i ambasadës së ShBA-së në Kosovë dhe të Departamentit amerikan të Shtetit në marrëdhëniet me Kosovën”.
“Në takim, z. Escobar përcolli shqetësimin e qeverisë së tij për fatin dhe jetën normale të serbëve dhe premtoi se pozita e serbëve në Kosovë dhe të drejtat e tyre janë aktualisht prioriteti kryesor i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe Departamentit të Shtetit në marrëdhëniet me Kosovën”, ka shkruar partia e Jabllanoviqit në Facebook.