Lajme
Të dhënat e “kutisë së zezë” të Jeju Air mungojnë për 4 minutat e fundit para përplasjes
Demokracia
13:34 | 11 Janar 2025

Share:

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Transportit, e cila po heton incidentin më vdekjeprurës në historinë e vendit, ku humbën jetën 179 persona.

Avioni i Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor në aeroportin Muan të Koresë së Jugut kishte ndalur së regjistruari të dhënat e tij rreth katër minuta para përplasjes.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Transportit, e cila po heton incidentin më vdekjeprurës në historinë e vendit, ku humbën jetën 179 persona.

Regjistruesi i zërit fillimisht u analizua në Korenë e Jugut, por kur u zbulua se të dhënat nga momentet vendimtare mungonin, pajisja u dërgua për analiza të mëtejshme në laboratorin e Bordit Kombëtar të Sigurisë në Transport në Shtetet e Bashkuara.

Edhe regjistruesi i dëmtuar i të dhënave të fluturimit është dërguar në SHBA për hetime.

Avioni Boeing 737-800 i linjës Bangkok-Muan pati një ulje të papërfunduar në pistë dhe shpërtheu në flakë pas goditjes me një strukturë betoni pranë aeroportit.

Para përplasjes, pilotët kishin raportuar një goditje zogjsh dhe kishin shpallur emergjencë. Kontrolli i trafikut ajror kishte paralajmëruar për aktivitet të shtuar të zogjve vetëm dy minuta para thirrjes së emergjencës.

Sipas hetimeve paraprake, në vend që të kryente një kthesë të plotë dhe të provonte një ulje të re, avioni u kthye nga një drejtim i kundërt dhe u rrëzua pa vendosur rrotat e uljes.

Ish-hetuesi Sim Jai-dong ka theksuar se ndërprerja e të dhënave nga kutitë e zeza në momentet e fundit është e pazakontë dhe mund të tregojë ndërprerje totale të energjisë, çka është shumë e rrallë.

Hetimet gjithashtu po shqyrtojnë rolin e embankmentit prej betoni, që mbështeste sistemin lokalizues për uljet e avionëve.

Disa familjarë të viktimave kanë kërkuar përfshirjen e ekspertëve të pavarur në hetime, duke shprehur dyshime për rolin e Ministrisë së Transportit si drejtues i hetimeve.

Ministria ka premtuar transparencë dhe ndarjen e informacionit me familjet.

Kjo tragjedi ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi sigurinë ajrore, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe gatishmërinë për emergjenca në aeroportet rajonale.

Të ngjashme