Lajme
Të dhëna zyrtare tronditëse | Për 15 ditë mbi 650 mijë qytetarë e lëshuan Kosovën përmes kufijve tokësorë dhe ajrorë
Demokracia
22:09 | 21 Janar 2024

Share:

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtare tronditëse për numrin e madh të qytetarëve që kanë lëshuar Kosovën në dy javët e para pas liberalizimit të vizave.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës dhe të prezantuara në emisionin “Expose”, prodhim i Gazetës Blic, ky numër është jashtëzakonisht i lartë.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm përmes kufijve tokësorë, numri i qytetarëve që kanë dalur jashtë Kosovës është 511 mijë e 604 udhëtarë apo një rritje prej 10.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Nga data 1 janar 2024 deri më 15 janar 2024, bazuar në raportet ditore të Policisë Kufitare, nga Republika e Kosovës kanë dalë 511 mijë e 604 udhëtarë. Vetëm në kufijtë tokësorë. Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2023, ku kanë dalur 446 mijë e 178 udhëtarë, ka një rritje prej 10.2%”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Po sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, për të njëjtën periudhë dyjavore, përmes kufijve ajrorë, nga Kosova janë larguar 155 mijë e 816 udhëtarë apo një rritje prej 13.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Nga data 1 janar 2024 deri më 15 janar 2024 përmes aeroportit kanë kaluar 155 mijë e 816 udhëtarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kemi rritje për 13.2%”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme