Të burgosurit në Danimarkë që vuajnë dënimet e përjetshme mund t’u ndalohet të krijojnë marrëdhënieve të reja romantike.
Projektligji, nëse miratohet, do të zbatohet për dhjetë vitet e para të dënimit të tyre dhe ka për qëllim të luftojë rritjen e të ashtuquajturve “grupe kriminale”.
Ky veprim vjen pasi një vajzë u dashurua në moshën 17 vjeçare me Peter Madsen, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetarit Kim Wall.
“Vitet e fundit, ne kemi parë shembuj të neveritshëm të të burgosurve që kanë kryer krime të rënda duke kontaktuar me të rinjtë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e tyre. Kjo padyshim që duhet të ndalet”, tha ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, shkruan euronews.
“Të dënuarit me burgim të përjetshëm, nuk duhet të jenë në gjendje t’i përdorin burgjet tona si qendra takimesh”, shtoi ministri.
Projektligji, i cili iu dërgua një komiteti parlamentar të mërkurën, tashmë është miratuar nga opozita e krahut të djathtë.
Ky projektligj pritet të miratohet në vjeshtë dhe të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.