Sport
Te Barcelona merr lajm të mirë, rikthehet nga dëmtimi talenti i madh
Demokracia
19:04 | 02 Maj 2022

Share:

Një lajm i keq dhe një i mirë për Barcelonën në suksesin kundër Mallarcas.

Lajmi i mirë ka të bëjë me kthimin në fushë të Ansu Fati. Pas afro tre muajsh, sulmuesi i katalanasve ka luajtur minutat e para. Ai është futur në lojë në pjesën e dytë në vend të Ferran Torres, duke qëndruar për diçka më shumë se 15 minuta.

Lajmi i keq është dëmtimi i mbrojtësit Gerard Pique. Ndeshja e tij ka zgjatur vetëm 28 minuta, kur një problem muskulor e ka detyruar të dalë nga fusha para kohe.

Ky mund të jetë një problem serioz për mbrojtësin, i cili rrezikon të mbyllë sezonin. /Demokracia.com

Të ngjashme