Lajme
Të arrestuarit për dallavere me patentë-shoferë janë zyrtarë publikë, Prokuroria del me detaje rreth aksionit
Demokracia
18:24 | 29 Maj 2025

Share:

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth aksionit të kryer sot në tri rajone lidhur me dallaveret me patentë-shoferë, që përfundoi me arrestimin e 11 personave.

Prokuroria ka bërë me dije se 10 nga të arrestuarit janë ndaluar dhe se janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme.

Ata dyshohen për veprat penale ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.”

Bastisjet janë kryer në disa lokacione të ndryshme si dhe gjatë aksionit të zhvilluar janë sekuestruar disa prova matriale: armë (kallashnikovë), armë gjuetie, municione, para, telefona celular, shtëpiza të kompjuterëve.

“Me kërkese të prokurorit të shtetit, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake për disa muaj janë zbatuar masat e fshehta të hetimit. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve. Andaj, Prokurori i shtetit mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave”, ka njoftuar Prokuroria.

Aksion i Policisë në disa rajone: Arrestohen 11 të dyshuar për dallavere me patentë-shoferë

 

Të ngjashme