Lajme
Të akuzuarit për marrje ryshfeti i ndalohet ushtrimi i funksionit për 5 vjet, pas ashpërsimit të dënimit
Demokracia
15:38 | 17 Mars 2021

Share:

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka marrë vendim të ashpërsojë dënimin me burgim të të akuzuarit G.R, nga një (1) vit, i është rritur dënimi në dy vite e gjysmë, për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Të dënuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, në kohëzgjatje prej pesë (5) vjetëve, i cili do të ekzekutohet pas vuajtjes së dënimit me burg.

“Apeli e ka marr si rrethanë renduese faktin se i akuzuari i ka shfrytëzuar hapësirat e një restoranti për aktivitetin e tij korruptiv. Pastaj si rrethana tjera  renduese janë vlerësuar, pasojat e rënda të veprës penale si dhe pesha e pozitës zyrtare të akuzuarit”, thuhet në komunikatë, transmeton Demokracia.com.

Komunikata e plotë e Gjykatës së Apelit:

Prishtinë, 17.03.2021, 

Gjykata e Apelit, më aprovimin e pjesshëm të ankesës së prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare,  ia ka ashpërsuar dënimin më burgim të akuzuarit G.R.

Kështu,  nga 1 vjet burgim sa ishte dënuar muaj më parë, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë,  për veprën penale “Marrje ryshfeti”, atij i është rritur dënimin në 2 vjet e gjysmë.

Gjykata e Apelit po ashtu, të akuzuarit ia ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, në kohëzgjatje prej 5 vjetëve, i cili do të ekzekutohet pas vuajtjes se dënimit me burg. Ndërsa dënimin me gjobë prej 3 mijë eurove, e ka marr si të vërtetuar.

Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë,  nuk ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese, dhe kjo ka ndikuar në shqiptimin e një dënimi jo të drejtë,  në raport me veprën e kryer.

Apeli e ka marr si rrethanë renduese faktin se i akuzuari i ka shfrytëzuar hapësirat e një restoranti për aktivitetin e tij korruptiv. Pastaj si rrethana tjera  renduese janë vlerësuar, pasojat e rënda të veprës penale si dhe pesha e pozitës zyrtare të akuzuarit.

Nisur nga këto Apeli vendosi sikur u tha më lartë, me bindjen se dënimi i shqiptuar,  është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit dhe me intensitetin e rrezikimit të vlerave të mbrojtura të shoqërisë./Demokracia/

Të ngjashme