Lajme
Të akuzuar për vrasje e vjedhje, kush është i plagosuri dhe autori në Sarandë
Demokracia
10:13 | 22 Tetor 2022

Share:

35-vjeçari Besmir Uka që u plagos me thikë mbrëmë në Sarandë është autor i një vrasjeje të regjistruar 12 vite më parë për të cilën e ka kryer dënimin.

Pas një sherri në kazino në vitin 2010 Uka në atë periudhë 23-vjeç, ka qëlluar për vdekje Edmond Mullain pas sherri për të dashurën e viktimës dhe u dënua për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Një emër i njohur për drejtësinë rezulton edhe Ermir Shabanaj autori i plagosjes së 35-vjeçarit.

Më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Të ngjashme