Është padyshim një prej emrave më të njohur dhe më të suksesshëm të estradës e cila vetëm pak vite më parë bëri debutimin në skenë.
Bëhet fjalë për reperen nga Prizreni Tayna, që krahas projekteve muzikore dhe mbrëmjeve të shumta që realizon për argëtimin e fansave të saj të shumtë, është edhe në femër e bukur me linja të mahnitshme trupore.
E ndjekur nga më shumë se një milionë e gjysmë njerëz në Instagram, autorja e hitit “Columbiana” herë pas here provokon admiruesit me imazhe dhe postimet joshëse.
Foto: Tayna/Instagram
Kështu ka ndodhur edhe në një postim të radhës që ka bërë në InstaStory para se të dilte në skenë teksa pozonte në pasqyrë.
Reperja emri i plotë i të cilës është Doruntina Shala, u shfaq e veshur me një fustan në formë këmishe me ngjyrë të zezë dhe e shkurtër duke i vënë në pah këmbët e tonifikuara.
Foto: Tayna/Instagram
Tayna që kohëve të fundit bëri një ndryshim duke i bërë flokët ngjyrë portokalli përshtati veshjen me një palë çizme të gjata deri tek gjunjët teksa dukej tejet atraktive dhe në formë.
Ndërsa, sa i përket karrierës theksojmë që projekti i fundit i reperes mban titullin “Teket” ndërsa ajo është duke punuar për muzikë të re.