ShowBiz
Tayna është këngëtarja e preferuar e këtij politikani
Demokracia
12:08 | 07 Gusht 2021

Share:

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i njohur edhe si vëllai i Ramush Haradinajt, ka qenë i ftuar në emisionin veror “Natë Vere” në T7. Ai ka folur si kurrë më parë për shumë të pathëna nga jeta e tij.

Ndër të tjera, kur bëhet fjalë për shijet muzikore, Haradinaj ka thënë se Tayna është këngëtarja e tij e preferuar.

Ai ka theksuar se ka shumë respekt për artisten dhe i dëgjon shumë këngët e saj.

“Po e njoh Taynën, kam respekt shumë dhe është prej të preferuarave që e dëgjoj”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme