Lajme
Taylor Swift përfundon betejën ligjore me parkun e lojërave
Demokracia
14:24 | 25 Mars 2021

Share:

Taylor Swift dhe një park argëtues në Utah kanë rënë dakord për t’i dhënë fund betejës së tyre ligjore mbi të drejtat e autorit pa ndonjë shkëmbim parash.

Muajin e kaluar, Evermore Park ngriti një çështje kundër Swift, duke pretenduar se ajo kishte shkelur markën e saj tregtare me albumin e saj Evermore, transmeton Demokracia.com

Sëift paditi tre javë më vonë, duke thënë se parku po luante muzikën e saj pa licencë.

Megjithatë, të dy palët tani kanë rënë dakord të heqin dorë nga çështjet e tyre përkatëse.

“Si një zgjidhje e të dy proceseve gjyqësore, palët do të heqin dorë dhe do të hedhin poshtë paditë e tyre përkatëse pa zgjidhje monetare”, tha një zëdhënës i Swift në një deklaratë./Demokracia.com

Të ngjashme