ShowBiz
Taylor Swift kryeson listën e nominimeve të MTV Video Music Award 2023
Demokracia
17:23 | 09 Gusht 2023

Share:

Taylor Swift kryeson listën e të nominuarve për MTV Video Music Awards 2023, me një shans për të fituar tetë statuja të reja në çmimet e këtij viti.

Nëse ajo arrin të rrëmbejë çmime në të tetë kategoritë më 12 shtator, ajo do të ishte e dyta në fitoret e të gjitha kohërave.

Beyonce aktualisht mban rekordin për më shumë MTV Video Music Awards ndonjëherë, me 26 fitore solo, përfshirë një çmim ‘Vanguard’.

Swift, e cila po mbush stadiumet në kuadër të turneut “Eras”, ka fituar më parë 14 çmime, sipas MTV.

Nominimet e Swift përfshijnë: ‘Këngën e vitit’ dhe ‘Videon e vitit’ për këngën e saj të famshme “Anti-Hero”.

Ajo është gjithashtu e nominuar si ‘Artistja e Vitit’ duke garuar me Beyonce, Doja Cat, Nicki Minaj, Shakira dhe Karol G.

SZA ndjek nga afër me gjashtë nominime për këngën e saj “Kill Bill”, duke përfshirë ‘Këngën e vitit’ dhe ‘Videon e vitit”.

Ky vit pa edhe numrin më të madh të të nominuarve për herë të parë për çmime, tha MTV, me 35 fillestarë përmendur në këtë mes: GloRilla, Yung Miami dhe Saucy Santana.

MTV VMAs pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey.

Të ngjashme