ShowBiz
Taylor Swift kritikon ashpër serialin e ri të Netflix
Demokracia
10:37 | 02 Mars 2021

Share:

Taylor Swift ka akuzuar një shfaqje të Netflix për “degradim” të grave për shfaqjen e një batutë që ajo e quajti “thellësisht seksiste”.

Ylli i popit shkroi në Twitter për të kritikuar shakanë, e cila ishte në finalen e sezonit të komedisë Ginny dhe Georgia.

Në një skenë, personazhet kryesore Ginny Miller dhe nëna e saj Xhorxhia debatuan për marrëdhëniet.

E pyetur nëse ajo ishte ndarë me të dashurin e saj, Ginny tha: “Çfarë të intereson? Ti i ndërron burrat më shpesh se Taylor Swift”.

Linja shkaktoi zemërimin e tifozëve të Sëift, duke nxitur kritika ndaj shfaqjes dhe anëtarëve të tij në media. Disa tifozë të Swift madje bënë thirrje për bojkot të serialit.

Të hënën, vetë Swift iu drejtua polemikave në një tweet, duke shkruar: “Hey Ginny & Georgia, 2010 thirri dhe dëshiron që shakaja  thellësisht seksiste të kthehet”./Demokracia.com

Të ngjashme