ShowBiz
Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se do të fejohen në verë
Demokracia
19:17 | 15 Janar 2024

Share:

Taylor Swift dhe Travis Kelce mund ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër brenda vitit.

Raportimet e reja thonë se çifti është gati për një fejesë, pasi kanë diskutuar këtë çështje dhe kanë vendosur një afat kohor se kur do të ndodhë kjo.

Një burim për Page Six tregon se Swift dhe Kelce po planifikojnë një fejesë në verë.

Foto: Getty Images

“Taylor dhe Travis e diskutuan atë dhe ka një plan”, tha burimi.

“Ata do të fejohen në përvjetorin e tyre të një viti në korrik”.

Lidhja e Swift dhe Kelce bëri lajmin në shtator të vitit të kaluar, kur të dy u panë së bashku.

Foto: Getty Images

Në një intervistë me Time, Swift tregon se të dy filluan të takoheshin përpara se publiku dhe media të mësonin për këtë, diçka për të cilën ajo ishte mirënjohëse.

Artistja zbuloi se ata filluan të takoheshin menjëherë pasi Kelce foli për të në ‘podcast’-in e saj, në një episod që u publikua në korrik.

Foto: Getty Images

“Ne filluam të rrinim menjëherë pas kësaj”, tha këngëtarja. “Pra, ne në fakt patëm një kohë të konsiderueshme që askush nuk e dinte, për të cilën jam mirënjohëse, sepse u njohëm me njëri-tjetrin”.

Të ngjashme