ShowBiz
Taylor Swift dhe mamaja e saj dhurojnë 50 mijë dollarë për bamirësi
Demokracia
13:49 | 24 Mars 2021

Share:

Taylor Swift dhe mamaja e saj, Andrea Swift dhurojnë 50 mijë dollarë, për të mbështetur familjen e një burri që vdiq si pasojë e Covid-19.

Të martën, fituesja e Grammy dhe nëna e saj, kanë dhënë si donacion 50 mijë dollarë, në mbështetje të një gruaje të quajtur Vicki Quarles e cila humbi burrin si pasojë e koronavirusit, një javë para Krishtlindjeve, sipas shoqës së saj DeQuanda Smith e cila organizoi fondacionin GoFundMe.

DeQuanda Smith, shoqe e gruas që humbi të shoqinm, kishte organizuar fondacionin në GoFundMe, me qëllim që të mblidht 50 mijë dollarë, dhe me dhurimin e Swift shuma arriti vlerën 61 mijë dollarë, shkruan Demokracia.com.

Smith tha se organizoi iniciativën GoFundMe, për të ndihmuar financiarisht shoqen dhe pesë vajzat e saj, dhe është shumë e lumtur për çfarë ka bërë.

Ndihma e Taylor Swift vjen dy javë më vonë pas fitores së saj historike në Grammy Awards, ku fitoi çmimin për albumin më të mirë duke e bërë atë gruan e parë që fiton këtë çmim për të tretën herë. /Demokracia.com/

Të ngjashme