Sport
Taulant Xhaka humb sezonin, Baseli konfirmon operimin e tij
Demokracia
13:45 | 16 Janar 2021

Share:

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka. Klubi zvicëran ka njoftuar se mesfushori do t’i nënshtrohet operacionit në gju, pasi ka dëmtuar ligamentin e mesëm kolateral, e për rrjedhojë do ta mbyllë këtu sezonin futbollistik.

Xhaka u dëmtua disa muaj më parë dhe nuk ka dhënë kontribut për skuadrën e tij në këtë sezon. Mjekët e Baselit në fund arritën në përfundimin se operacioni është i pashmangshëm.

Për shkak të dëmtimit të pësuar pak muaj më parë, tashmë lojtari është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit në gju, për të shpresuar rikthimin në kohë sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme