Lajme
Tasholli: ‘Çelu tokë’, VV dikur thoshte bën Agim Bahtiri, tash thotë s’bën Rrahman Jasharaj
Demokracia
21:03 | 06 Shtator 2022

Share:

Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e tyre ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Përmes një postimi në FAcebook, Tasholli ka thënë se Vetëvendosje ishte partia e cila kishte propozuar Agim Bahtirin për kryetar të Komunës së Mitrovicës, duke i dhënë mbështetje, ndërsa tani po sulmojnë Jasharajn e SBASHK-ut.

“Merrne me mend popull: VV dikur na thojke bon Agim Bahtiri e tash s’bon Rrahman Jasharaj. Me demek, Agim Bahtiri akademik e Rrahman Jasharaj në Vetting. Çelu tokë… Ku është ai lloqi me u mytë, që u përmenke në rrjetet sociale?”, ka shkruar me ironi Tasholli.

Ai ka thënë se “dikush ka lujtë n’kry me të madhe me ‘reformat’ në arsim”.

Kujtojmë se SBASHK tash e disa ditë është në grevë duke kërkuar nga Qeveria nga 100 euro më shumë për mësimdhënësit deri në votimin e Ligjit për Paga që synon ngritjen e rrogave të mësimdhënësve.

Postimi i plotë i Tashollit:

Merrne me mend POPULL: VV dikur na thojke bon Agim Bahtiri e tash s’bon Rrahman Jasharaj.

Me demek, Agim Bahtiri akademik e Rrahman Jasharaj në Vetting. Çelu tokë…

Ku është ai lloqi me u mytë, që u përmenke në rrjetet sociale?

Dmth, knejpari dikush ka lujtë n’kry me të madhe me “reformat” në arsim.

Të ngjashme