Lajme
“Tashmë rruga është e hapur” – flet Ursula von der Leyen pasi Maqedonia e miratoi propozimin francez
Demokracia
14:15 | 16 Korrik 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar propozimin francez.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, von der Leyen ka shkruar se kjo është një mundësi historike, përcjell Demokracia.com.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, ka shkruar Von der Leyen.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Deputetët e opozitë nuk morën pjesë në procesin e votimit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme