Lajme
Tash e pesë ditë, vazhdon kërkimi për qytetarin që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë
Demokracia
15:36 | 02 Shkurt 2021

Share:

Për të pestën ditë me radhë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar kërkimin për një person që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë.

Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga data 26 janar, i cili dyshohet se kërceu nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Operacioni ka filluar te Ura e Fshajtë në Gjakovë, për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri  tek ura e Fshatit Gjonaj.

Gjithashtu u theksua se gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Komandanti i Gardës Kombëtare,  gjeneral brigade Xhevahir Geci  ka vizituar sot  Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra përgjatë lumit të Drinit të Bardhë të cilët janë duke zhvilluar operacionin e kërkimit të qytetarit të humbur dite më parë.

Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga dt. 26.02.2021, operacioni filloj  te  “Ura e Fshejt”  në Gjakovë  për të vazhduar  përgjatë lumit Drini i Bardhë e  deri  tek ura e Fshatit Gjonaj.

Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale  e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar  gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme