Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hidhte poshtë reformën.
Kastrati në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vendimi që u vërtetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja, dhe sipas tij, tash duhet përgjegjësi, përcjell Demokracia.com.
“Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror. Vendimi që u vërtetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kësaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet përgjegjësi. Jo më pak se dorëheqje”, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese sot e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim.
Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror.
Vendimi që u vertetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kesaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet pergjegjësi. Jo më pak se dorëheqje./Demokracia.com/