Organizata Botërore e Tregtisë vlerësoi të mërkurën se tensionet tregtare SHBA-Kinë mund të ulin tregtinë e mallrave midis dy ekonomive deri në 80%.
“Kjo qasje mes dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë afërsisht 3% të tregtisë globale, mbart implikime më të gjera që mund të dëmtojnë rëndë perspektivën ekonomike globale”, thanë nga OBT.
Ndarja e ekonomisë globale në dy blloqe në këtë mënyrë mund të çojë në një reduktim afatgjatë të GDP-së reale globale me gati 7%, shtohet në deklaratë.
Kjo deklaratë nga OBT vjen pak para se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, të ngrisë edhe më shumë tarifat ndaj Kinës, shkruan Reuters.