Lajme
Tarifat e Trump/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA nuk kërkon luftë me Kinën
Demokracia
20:40 | 09 Prill 2025

Share:

“Lufta tregtare” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re tensioni. Me tarifat e vendosura nga administrata e Trump dhe kundërpërgjigja me masa nga ana e Kinës, duket se tensionet do të rriten.

Por sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth thotë se SHBA nuk po kërkon “luftë” me Kinën.

“Ne nuk kërkojmë “luftë” me Kinën. Ne duhet ta parandalojmë luftën duke treguar vendosmëri dhe forcë përballë kërcënimeve të Kinës në këtë situatë. Ne duhet të njohim kërcënimin që Kina paraqet për vendet tona dhe paqen në këtë rajon”, tha ndër të tjera Hegseth.

Hegseth përsëriti se administrata e Donald Trump nuk do të lejojë që Kina të fitojë ndikim mbi Kanalin e Panamasë , të cilin presidenti republikan së fundmi kërcënoi se do ta “rimerrte”.

Të ngjashme