Lajme
Tarifat e energjisë elektrike, nis takimi informues i ZRrE-së me mediat
Demokracia
10:56 | 07 Prill 2025

Share:

Ka nisur takimi informues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mediat si palë e interesit në lidhje me çështjen e tarifave të energjisë elektrike.

Në këtë takim do të kenë mundësi të sqarohen dilemat e gazetarëve në lidhje me procesin dhe specifikat si dhe do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRrE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.

Në fillim kishte dilema nëse takimi do të xhirohet ose jo por pas insistimit të gazetarëve dhe mirëkuptimit të stafit teknik të ZRrE u bë e mundur të jetë takimi i xhiruar.

“Rregullatori s’ka dëshirë as vullnet që me vendos një barrë tek qytetarët, e që më pas mund të drejtohen te institucionet përkatëse për ankesë”, u tha në takim.

Aty u bë e ditur se në mesin e komenteve që janë dërguar, ka qenë edhe ai nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme