Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur me takimin që kanë mbajtur sot në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se prej vitësh është krijuar një hendek në mes të dialogut dhe qytetarëve. Siç thotë ai, është e pamundur me i bind qytetarët sot se dialogu i ka sjellë ndonjë të mirë në Kosovë apo Serbi.
Tutje Shasha është shprehur se se për lideret politik shpesh më i rendesishem është manipulimi me dialogun se vetë dialogu. Ai ka thënë se njëri vendos tarifë 100%, tjetri thotë “thikat mbi hartat”, njëri thotë jemi “good guys”, tjetri ngrit MIG-at.
“Ama e vërteta është se asnjë palë nuk është komod, prandaj të gjitha palet manipulojnë. Ky episod na mëson se për lideret politik shpesh më i rendesishem është manipulimi me dialogun se dialogu në vetëvete. Prandaj njëri vendos tarif 100%, tjetri thotë “thikat mbi hartat”, njëri thotë jemi “good guys”, tjetri ngrit MIG-at, llug llug llug”, është shprehur Shasha.
Shasha është shprehur se sot njerëzit kanë humbur durimin për gjithë këtë që po ndodhë. Sipas tij, ata e shohin si një farsë e cila në vend zgjidhjës se problemeve të qytetarëve është shëndrruar në mjet realizimit të interesave të politikanëve.
“Por në fund dite krejt kjo është e kuptueshme. Manipulimi i politikanëve është i vjetër sa malet. Problemi është vec kur e tepron. Për të qenë manipulimi i efektshëm ai duhet të përmbajë grimcat e së vërtetës dhe realitetit”, ka thënë Shasha.
Ai tutje ka kritikuar edhe Qeverinë duke thënë se ata i cilësojnë negociatat si komode.
“Njoni del në video që është super komod me negociatat. Tjetri menjëherë reagon për të thënë se edhe ai është super komod, madje edhe po luan shah”, ka shkruar Shasha në Facebook.