Lajme
Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në RMV
Demokracia
16:34 | 15 Maj 2025

Share:

Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale. Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Taravarit drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski.

Taravari në letër thotë se mbetet i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik.

Të ngjashme