Lajme
Nesër prezantohet insekti më i ri i zbuluar në Kosovë
Demokracia
16:31 | 28 Shkurt 2023

Share:

Pas Asociacionit, Kosova nesër do të përballet me një temë të rrallë.

Nesër do të prezantohet insekti i ri në Kosova i quajtur si Potamophylax humoinsapiens.

Prezantimin do ta bëj profesori, Halil Ibrahimi.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin “Hulumtimi i insekteve në funksion të mbrojtjes së mjedisit: llojet e reja, endemizmi dhe biodiversiteti”, të profesorit në departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore, prof. Halil Ibrahimi. Gjatë kësaj ligjërate, prof. Ibrahimi do të prezantoj edhe llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur Potamophylax humoinsapiens. Prezantimi do të mbahet me datë 1 mars 2023, në ora 11:00, në sallën e Senatit, Rektorat” thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025