Sport
Tanimë është zyrtare, Mirlind Daku prezantohet te Rubin Kazan
Demokracia
19:03 | 11 Korrik 2023

Share:

Mirlind Daku ka bërë hapin e madh në karrierë, ku është transferuar në elitën e futbollit rus.

Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te Mura nga Osijek, ku shkëlqeu në elitën e futbollit slloven me gola e asistime.

Gjithsesi tani gjilanasi ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në elitën e futbollit rus te Rubin Kazan.

Rubin Kazan ka paguar 1,5 milionë euro te Osijeku për transferimin e Dakut, 1,2 milionë euro menjëherë dhe 300 mijë të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë Daku ka nënshkruar kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitoj 500 mijë euro në sezon.

Të ngjashme