Sport
Tanimë është zyrtare: Milani bëhet me pronarë të rinj, mes investitorëve edhe LeBron James
Demokracia
16:36 | 31 Gusht 2022

Share:

Klubi i futbollit Milan mori zyrtarisht një pronar të ri, pasi partneri kapital i “RedBird” mori pronësinë e plotë të klubit.

Pronarët amerikanë kanë paguar 1.2 miliardë euro për të marrë përsipër klubin e famshëm italian, transmeton Demokracia.com.

Pronarët e rinj të Milanit synojnë ta mbajnë klubin në nivelin më të lartë, por në të njëjtën kohë të punojnë në forcimin e ekipeve të femrave dhe të të rinjve, si dhe të investojnë në qendrën stërvitore.

Konsorciumi i mbledhur rreth ekipit “RedBird” përfshin pronarët e ekipeve më të mëdha të bejsbollit, Neë York Yankees, Boston Red Sox dhe basketbollistin LeBron James dhe reperin Drake.

Deri më tani Milani ishte në pronësi të Elliot Group, e cila e trashëgoi klubin nga pronarët kinezë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024