Sport
Tanimë edhe zyrtare, Jorginho futbollist i Arsenalit
Demokracia
21:07 | 31 Janar 2023

Share:

Braziliani me nënshtetësi italiane, Jorginho edhe zyrtarisht është futbollist i Arsenalit.

“Topçinjtë” e kanë prezantuar mesfushorin nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë e cila e mban në “Emirates Stadium” deri në verën e vitit 2024.


Jorginho i është bashkuar londinezëve nga rivali lokal Chelsea për 15 milionë euro.

Jorginho para Chelseas ishte pjesë e Napolit, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Hellas Verona./Demokracia.com/

Të ngjashme