Sport
Talenti shqiptar mund të bashkohet në ekip me Arbër Zenelin e Valon Berishën
Demokracia
10:41 | 08 Qershor 2022

Share:

Golat e shënuara me Tirolin e kanë kthyer Xhakomo Vrionin në një emër të lakuar në merkaton e verës.

Sulmuesi shqiptar arriti që të tund 19 herë rrjetën e kundërshtarëve, po aq sa edhe Adeyemi që firmosi me Dortmundin.

Mediat franceze kanë raportuar së fundmi se Reims ka shfaqur interes te Juventusi për të marrë kartonin e Vrionit.

Mbetet që të shihet sesi do ecin zhvillimet në ditët në vijim, ndërsa te klubi francez për momentin gjenden edhe dy lojtarë shqiptarë, Arbër Zeneli e Valon Berisha.

Të ngjashme