Sport
Talenti shqiptar Agon Sadiku po shkëlqen në Finlandë, finlandezët e quajnë ‘Dragoi’ i fushës së blertë
Demokracia
14:44 | 02 Shtator 2022

Share:

Lojërat mjeshtërore dhe top forma që po shfaq si me ekipin e ligës së parë në Finlandë FC Honka dhe në ekipin kombëtar U21, kanë bërë që Agon Sadiku të fitojë vëmendjen e sportdashësëve dhe tifozëve të cilët tani i referohen si Dragoi. 

Agon – Dragon janë brohorimat që e përcjellin në çdo ndeshje tifozët, të cilët padyshim e vlerësojnë tej mase lojën e guximshme dhe të mencur që ky futbollist po i jep ekipit që përfaqëson dhe futbollit Finlanndez në përgjithësi. Rima e perdorur nuk është aspak rastësore në këtë rast sepse vërtetë Agoni është një lojtar i talentuar i cili me punën e tij ka sjellur freski e rezultate tek ekipi FC Honka.

Ka mjaftuar një sezon, kalimi nga ekipi HJK Klubi 04 i ligës së dytë në FC Honka në superligën e Finlandës dhe sulmuesi me origjinë Kosovare të shpërthejë jo vetëm duke luajtur në formacionin standard por të tejkalojë të gjitha pritshmëritë duke u klasifikuar në rang kombëtar (Veikkausliiga goal market) si njëri nga top emrat futbollit Finlandez. Dragoi shqiptar është i pamëshirshëm për kundërshtarët ndaj dhe analistët e futbollit në Finlandë e spikasin si një futbollist me të ardhme të ndritur sepse përveç se arrin me këmbëngulësi të gjej golin ai luan para së gjithash jashtëzakonisht mençur duke imponuar lojë cilësore.

Në një nga prononcimet e fundit Sadiku shprehet tejet i lumtur se tashmë ka besim të madh tek vetja për të dhënë atë që i kërkohet të bëj në fushë, “tashmë e kemi të qartë rrugën që duhet ndjekur, arrijmë suksesshëm të ushtrojmë presion tek kundershtarët dhe të imponojmë lojën që duam ne” shprehet në një intervistë dhënë mediumit Länsiväylä.

Statistikat flasin për ngritje të hovshme të këtij lojtari i cili jo vetëm që është entuziast për të prekur majat e suksesit por për këtë objektiv të arritur flasin me admirim sportdashësit dhe udhëheqësia e klubit, të cilët e vlerësojnë lart këtë lojtar i cili premton shumë. Cilësitë dhe talenti që ka ky futbollist duke imponuar  me çdo kusht frymë ekipore ka bërë që i gjithë ekipi t’a vlerësojë lart kontributin e tij në fushë veçanërisht trajneri Ves Vesara i cili në prononcime mediale në mënyrë të përsëritur shprehet mirënjohës për lojtarët dhe në veçanti për Sadikun duke e cilësuar si një lojtar qe di të udhëheq me top dhe drejton ekipin suksesshëm drejt fitoreve.

Falë shërbimeve të Sadikut FC HONKA e cila sezonin e kaluar figuronte në mes tabelës (në vendin e shtatë) tani kryeson në tabelën e super ligës finlandeze të cilët me shumë gjasë do te dalin edhe kampion, falë talentit Kosovar. Performanca dhe  rezultatet e Sadikut kanë siguruar besimin e klubit, të cilët llogarisin në shërbimet e dragoit shqiptar por për t’u spikatur është se loja e tij pëlqehet dhe admirohet nga tifozët të cilët e shoqërojnë në çdo hap dhe suportojnë në vazhdimësi lojën që ben ky lojtar duke e quajtur me të drejtë AGON-DRAGON.

Pikërisht, është loja e tij brilante në fushën e blertë që mediumet sportive t’a trajtojnë si gjetja ideale e repartit të sulmit për ekipin kombëtarë, përkalim i cili pritet shpejt të ndodh nga U21 në formacionin zyrtar të ekipit kombëtar të Finlandës.

Të ngjashme