Sport
Talenti kosovar transferohet në Serie A
Demokracia
14:30 | 01 Shkurt 2021

Share:

Mesfushori 19 vjeçar Erion Sadiku, është lojtari më i ri i Genoas në Serie A.

Sadiku i cili pati një stinor të shkëlqyer në kampionatin suedez te skuadra e Varsbergs do ta  provojë fatin e tij në një nga kampionatet më të forta në botë, Serie A.

Këtë lajm e ka bërë publik media italiane, “TuttoMercatoWeb”. Sadiku është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, dhe është rritur në akademinë e skuadrës së Varsbergs ku është aktivizuar dhe në skuadrën e parë të saj.

Sipas “Transfermarkt.de”, vlera e kartonit të tij aktualisht vlen 250 mijë euro.  /Demokracia.com

Të ngjashme