Sport
Talenti i Napolit  bllokohet policia nigeriane
Demokracia
17:17 | 02 Prill 2022

Share:

Problem aspak i vogel te Napoli! Victor Osimhen akoma nuk është rikthyer te skuadra e Napolit pas angazhimit që ka pasur me kombëtaren e Nigerisë.

Edhe pse sulmuesi ndeshjen me kombëtaren e tij e ka zhvilluar të martën, akoma nuk është kthyer në Itali, gjë e cila ka filluar të shqetësojë Luciano Spallettin, i cili për ndeshjen me Atalantën të vlefshme për javën e 31-të në Seria A nuk do ta ketë të gatshëm Osimhen.

Sipas asaj që raportohet nga “ La Gazzeta dello Sport” sulmuesi nigerian duhej të ishte kthyer mëngjesin e sotëm, por siç duket vonesat për të janë bërë tashmë një zakon, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Luciano Spalletti, në një konferencë për shtyp, foli për situatën e Osimhen si më poshtë: “Jam i lumtur sepse në Gazzetta ka një hapësirë të madhe, madje edhe një kujtesë në faqen e parë. Covid, fitime kapitale, Alemao, Osimhen që është i pa pëlqyer nga dhoma e zhveshjes…

Po të kishe folur edhe për ndeshjen diskutimi do të kishte përfunduar. Atëherë duhet të kesh kujdes të luash lojën me tifozët e Napolit sepse tifozët e Napolit bien pre lehtësisht. Nesër klubi do të flasë për Osimhen për t’u sqaruar. Nëse diçka duhet të sqarohet, drejtori ose klubi do të flasin për këtë në intervistat para ndeshjes”

Por, sipas lajmeve te fundit, vonesa e sulmuesit ka te beje me faktin se policia nigeriane e ka bllokuar nisjen e tij per ne Itali pasi eshte marre ne pyetje per ngjarjen e ndodhur ne fund te ndeshjes ndaj Ganes, ku pas eliminimit te Nigerise, turma vershoi ne fushe.

Aty gjeti vdekjen edhe nje mjek nga Zambia i cili ndodhej per pune sipas udhezimeve te FIFA-s. Osimhen ka dhene versionin e tij te ngjarjeve dhe per kete arsye ka qendruar me shume ne token e tij. Ai sonte do te jete ne Napoli dhe do te dale ne fushe pa asnjë stervitje. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024