Mesfushori kosovar Ardon Jashari ka nënshkruan kontratë profesionale me FC Luzern, e cila e lidhë deri në vitin 2025, njofton faqja e FC Luzern.
Jashari ka qenë kapiten i ekipit U-21 të Zvicrës.
Ardon Jashari (19-vjeçar) është prej lojtarëve që impresionon me lojë.
Mesfushori shquhet me teknik dhe impresionoi me paraqitjet e mira në përgatitje për gjysmën e dytë të sezonit 2021/22. “Luca dhe Ardon konfirmuan zhvillimin e tyre pozitiv gjatë përgatitjes”, thotë drejtori sportiv i FCL, Remo Meyer.
“Të dy lojtarët kanë potencial të madh dhe ne duam t’i ndihmojmë ata që të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë plotësisht këtë në të ardhmen”.